Albin Kurti flet pas takimit me Thaçin: Ende s’jam mandatuar për formimin e qeverisë së re
Pikërisht kësaj manovre të Kurtit, Hashim Thaçi i vuri emrin duke thënë se Albini nuk ishte i gatshëm: “Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje”. Por, si për të theksuar se Kurti nuk mund të luajë gjatë me këtë artific, Thaçi nënvizoi se do ti jepte atij vetëm dy ditë kohë për ti ardhur në zyrë si kandidat për kryeministër: “kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”.Reagon Hashim Thaçi: Albin Kurti ka vetëm 48 orë kohë për formimin e qeverisë së re
Duket qartë se nëse Albin Kurti rrefuzon ta bëjë këtë, Thaçi mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar situatën, kur fituesi i zgjedhjeve nuk pranon të paraqitet si mandatar për krijimin e qeverisë. Pikërisht këtë lojë me kohën treguan sot edhe qëndrimet e dy politikanëve që u duk qartë edhe në deklaratat e tyre: Kurti duke thënë se takimi i sotëm qe pa efekte juridike pasi ai nuk qe paraqitur në presidencë si mandatar për krijimin e qeverisë dhe Thaçi duke e kufizuar se brenda 48 orësh ai duhet të vendosë nëse do të krijojë qeveri apo jo. Kjo betejë për të fituar kohë e ka një shpjegim. Një pjesë e madhe lidershipit të Vetëvendosjes shikon pas sorrollatjeve dhe ngrurimit të LDK-së për koalicion, dorën e Thaçit dhe të partive të vjetra, që pranojnë gjithçka tjetër përveçse Kurtin Kryeministër. ©Lapsi.al